Home

ebook novel

By Ardian-Christian Kyçyku

cover image of Home

Sign up to save your library

With an OverDrive account, you can save your favorite libraries for at-a-glance information about availability. Find out more about OverDrive accounts.

   Not today
Libby_app_icon.svg

Find this title in Libby, the library reading app by OverDrive.

app-store-button-en.svg play-store-badge-en.svg
LibbyDevices.png

Search for a digital library with this title

Title found at these libraries:

Loading...

'Home' is the story of an Albanian immigrant who is killed physically as well as metaphorically. Written in an archetypal Albanian language (the hero's nickname comes from "Ho, me, Ç'kena", meaning "What's up, Mate?"), the novel speaks about the deep semiotics and mystery of the relationships between motherland and diaspora, exile and art, language and speech, childhood and the remaining spaces. The Albanian literary criticism compared Home Çkena to Don Quijote and Gregor Samsa.

Romani "Home" është ndër më të rrallët libra që lexohen shpejt, por që, ama, nuk mbaron kurrë së lexuari... Përndryshe do ta quaja një poezi që të mbetet në mendje e në mos në mendje, të hyn në gjak. Të gjitha poezitë që pas një kohe harrojmë t'i recitojmë me ose (pa) zë, vetes apo miqve, ndodh t'i tregojmë me fjalët tona. Romanin "Home" e bën poezi jo vetëm stili, mjetet artistike, metafora që nuk i ndahet fund e krye veprës, gjuha që është jo vetëm e zgjedhur dhe e pasur, por edhe e krijuar enkas prej autorit për këtë vepër. Është gjuhë që krijohet vazhdimisht bashkë me romanin. "Home" nuk bëhet poezi, veç nga emocioni që lind e krijohet vazhdimisht te lexuesi që në "kapitullin e parë". Ky roman nuk është as i ndarë në kapituj! Ndarja mund të bëhet vetëm se me strofa. Estetika e "Home" ia kalon secilës estetikë të zgjedhur e të përdorur deri më tash për prozën. Romani "Home" nuk ngarkohet me përshkrime prozaike, përkundrazi, detajet e romanit janë si sy që i dhurohen lexuesit për të parë brenda vetes. (...) Teksa lexon romanin "Home", nëse nuk arrin të besosh se letërsia është mrekullia që ta shpëton jetën, ky roman mund të të shpëtojë shpirtin! Ndodh rrallë (nëse arrin të ndodhë) si në romanin "Home", në të cilin ndodhia plotëson e përmbush vetveten. Edhe nëse nuk e thua, edhe nëse nuk e kupton, nuk mund të mos e ndjesh se këtë libër nuk është vetëm autori që e krijon dhe krijohet, realizon dhe realizohet, por ndoshta krejt magjishëm, me lejen e me dijen e tij, është edhe lexuesi që krijohet dhe realizohet. Pse jo, lexuesi e ndjen "fajin" dhe kënaqësinë e krijimit dhe të të qenit krijues njëherësh... [Elinda Marku]

Kisha lexuar më parë romanin «Sy» dhe lexova edhe romanin «Home» - udhëtimin e dhimbshëm të pluhurit teksa ngjizet për t'u ribërë njeri, shtëpi, komb, një tekst i fortë, që do dy palë dhëmbë për t'u bluar imët, në shpirt dhe në mendje. [Arian Leka]

Ndaj duhet lexuar Home personazhi, se është kaq i çuditshëm e i stilizuar, këtë herë me një talent absolut e frymëzim spontan të autorit. Home është një personazh dashurie, që në ngjizjen e tij të habit edhe për faktin se si një shqiptar i Jugut e dashuron aq tepër dhe e ndjen aq thellë një shqiptar të Veriut, saqë e ngre në piedestalin e veprave të tij letrare. (...) Metafizika përshkrimore këtu sjell një stil dhe figuracion të përsosur letrar, një vibrim nëntekstual që ta bën dhimbjen edhe më të trishtë për vdekjen e heroit Home Çkena, personazhit Home Çkena që mbart gjithë barrën e mërgimit. Home personazhi, ky Don Kishot i arratisur dhe ky Jozef K. i trishtë i Ballkanit tashmë do të jetë i gdhendur në qiejt universalë të letërsisë. [Dhurata Hamzai]

Talenti i Kyçykut qëndron, mes të tjerash, te thjeshtësia e tij e tejskajtë. Si askush tjetër larton mbi asgjënë e vëzhguesit të rëndomtë ngrehina madhështore që duket sikur mbijnë nga dheu. Home Çkena është personazh që mbart mbi vete banalen dhe madhështoren, mendësinë e rrënjës dhe duknajën e qytetit, hiçin me gjithçkanë, të thjeshtën dhe të ndërlikuarën. Home është personazh gjithnjë i freskët që jeton tërë kohës dhe nuk vdes kurrë, ashtu si Don Kishoti çan shekujt njëri pas tjetrit dhe habit njerëzimin me naivitetin dhe njëherazi me...

Home